Edvin Murati: ‘Punoj për një takim Shqipëri- Francë’

Edvin Murati ish numri 7-të i Kombëtares kuqezi, nga banesa e tij në Paris foli sot për Supersport. Ish- mesfushori një ndër lojtarët më të zotë të linjës së majtë të kombëtares shqiptare në vitet 1990-2000, zbulon se në të shkuarën i ka propozuar presidentit Duka emrin e Luis Fernandez për trajner të përfaqësues tonë.

Shton se lojtarë si Strakosha, Ismajli Bare apo Laçi që aktivizohet te Ajaco, mund të luajnë në ‘Ligë 1’.Nuk heziton të pranojë faktin se pas emergjencës globale, do përpiqej për një takim bamirësie brezash mes Shqipërisë dhe Francës.

Flet Murati:

Trajner francez te kombëtarja?

I kam propozuar presidentit Duka trajner francez. I kam propozuar trajner një si Luis Fernandez, por dëshira e presidentit ka qenë italian Ndoshta politikë e tij pasi dhe komunikimi më i lehtë.”

Kujtimet?

Të gjithë mbajnë mendje me Greqinë, por kemi pasur shumë ndeshja të bukura me kombëtaren. Atëherë unë luaja në Greqi dhe janë momente të veçanta që kur i sheh, ndihesh krenar. Ka shumë ndeshje, me Greqinë, me Zvicrën kur shënova, me Anglinë, apo me Gjermaninë.

Kemi patur shumë ndeshje të bukura, por më e veçanta mbetet ajo me Greqinë.Ishim një ekip shumë i mirë atëherë, kishim 6-7 vite që luanim bashkë. Kemi qenë mirë, por më i miri ngelet ai që shkoi në Europian në 2016-tën.”

Fëmijet?

“Gruaja mundohet t’i mësojë fëmijëve shqip edhe pse është shumë vështirë. Djali ka mësuar shqip, ndërsa gocat më pak.”

Bamirësia e Kombëtares?

Ishte kënaqësi që ishim bashkë, por tani është edhe fillimi i Sindikatës së Futbollistëvve. Do mundohem të bëjmë ndeshje me Francën dhe pas koronavirusit të luajmë sërish për të ndihmuar sërish.

Maradona i Ballkanit?

Nisën të më flasin në Greqi. Tifozët e Iraklis, pasi isha mirë teknikisht. PSG është ekipi im i zemrës. Kur erdha këtu, ishte ekipi që më ndihmoi. Isha vetëm 15 vjeç dhe u jam mirënjohës. Tani banoj 200 metra larg fushës së tyre të stërvitjes. I ndjek dhe do jem përherë me ta.”

Mund të luajnë futbollistët e kombëtares në Francë, hiq PSG?

Niveli këtu shumë i lartë, por mendoj se Strakosha mund të luajë. Besoj shumë te Ismajli, që mund të luajë, gjithashtu edhe Bare. Kemi një lojtar që luan në Ligue 2 si Qazim Laçi, por është edhe fat e varet nga kërkesat e klubeve.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!