Një ‘Çekiç’ për ‘topçinjtë’

Media sllovene “24ur”, shkruan se Arsenali ka pikasur futbollistin shqiptar Endri Çekiçi. Pogradecari 23-vjeçar figuron ndër lojtarët më të spikatur të kampionatit slloven dhe kjo gjë ka bërë që lojtari të tërheqë vemendje të klubeve të mëdha.

Gjithçka vjen e zbulohet nga mediat sllovene të cilat e konsiderojnë këtë interesim të anglezëve si mjaft të bujshëm.

Për dy edicione në forcë të Olimpija Ljubljanë lojtari shqiptar, teksa së fundi është piketuar edhe nga kuqezinjtë (listë pritjeje) ka arritur të shënojë 15 gola në 30 ndeshje ..

Klubi slloven e bleu për 200 mijë euro teksa në ditët e para të vitit 2019-es, e rrëmbeu nga Dinamo Zagreb. Sipas raportimeve të fundit, Çekiçi pritet të kalojë te londinezët diku te 2 milion euro. Goxha arritje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!