Bruno Labadia, emri i ri te Hertha e Berlinit…

Bruno Labadia merr timonin e Herthës së Berlinit. Pas largimit të Klisman dhe caktimit në muajin shkurt të Nourit, gjërat te skuadra gjermane nuk ndryshuan dhe tashmë, në skenë ngjitet një specialist i pankinave të Bundesligës.

Në daljen e parë publike si trajner i Herthës, ish-sulmuesi i famshëm i Bajernit shprehet: “Jam i lumtur që jam këtu. Hertha ishte klubi im i ëndrrave. Shoh shumë mundësi këtu dhe më pëlqen shumë kjo detyrë. Në një situatë të veçantë. Tani duam të përfitojmë sa më shumë nga opsionet tona”.- tha Labadia.

Edhe drejtori i menaxhimit Mikael Pretz e ka uruar trajnerin e ri. Në prezantim shefi i Herthës ka thënë:

“Mirë se vjen Bruno. Është një moment i pazakontë. Askush nuk e di se kur dhe si do të vazhdojë, të gjithë shpresojmë që sezoni të vazhdojë. Ne donim t’i jepnim kohë ekipit të ri për tu përgatitur në mënyrë të duhur” ,-tha drejtori gjatë prezantimit.

Labadia 54 vjeç, ka drejtuar klube si Leverkusen, Hamburg, Shtutgard,Vofsburg etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!