Balaj me mysafir special, Roshi e ka ‘folenë’

Bekim Balaj dhe Odise Roshi, dy futbollistët bazë të kombëtares dekadën e fundit, i sheh gjithnjë bashkë. Fakti që lojtarët kanë luajtur në disa skuadra jashtë vendit të pandarë, e ka rritur miqësinë aq sa askush nuk mund ti shohë veçmas. Këtë sezon njëri në Rusi e tjetri në Austri…

Edhe streha e re e Roshit në Austri, tregon se dy lojtarët kuqezi, edhe në kohë të trishtë, kanë shumë miqësi. Në ‘Supersport’, ata u shfaqen bashkë dhe ndanë mendimet:

Roshi:

” Na kanë lënë pushim një muaj për t’u kthyer në shtëpi. Doja që të vija në Shqipëri. Katër shokë morëm një avion çarter, por kufinjtë ishin mbyllur, kështu që u ktheva këtu te Balaj. Me ikjen e Balajt ekipi ka çaluar shumë dhe çunat kanë folur pse iku Bekimi. Mbase ka bërë zgjedhjen e duhur, pasi është i kënaqur te skuadra e re.

Kampion në Shqipëri dhe ku do të ktheheni në Superligë? 

Tirana mendoj se do të dalë kampion. Në një të ardhme do të kisha dëshira të luaja në kryeqytet”, tha Roshi pa specifikuar te Tirana apo Partizani.

Balaj:

Ndihem mirë në kampionatin austriak, pasi e kam nisur mirë sezonin. Kam shënuar gola, pasi kam pasur shumë minuta dhe kjo është një gjë e mirë për mua.

 Kampion në Shqipëri dhe ku do të ktheheni në Superligë? 

Tirana është pretendente për titullin dhe është shkëputur shumë. Nëse do të kthehesha në Shqipëri, ne kemi një shprehje se ku më mirë se në të shtëpinë tënde. Dua që një ditë të kthehem të jap kontributin tim për qytetin e lindjes e jo vetëm për të mbyllur karrierën”,- tha Balaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!