Arbitri brazilian, vesh përparësen e infermierit

Koronavirusi po ecën me hapa goxha progresivë në Amerikën e Jugut.

Kështu pandemia, pasi preku disa shtete si Peruja, Kolumbia, Kili, Argjentina etj., përmasat në rritje, vihen re edhe në shtetin më të madh ameriko-latin, Brazil. Angazhimet për të kontribuar vijnë dhe nga bota e sportit.

Një nga gjyqtarët më të respektuar dhe më të njohur në vendin e tij në Brazil ka dhënë shembullin konkret.

Protagonisti i kësaj historie është 39-vjeçari Igor Benevenuto, arbitri i “Brasilerao”, një nga gjyqtarët e elitës profesioniste braziliane.

Benevenuto, ka deklaruar se ka veshur uniformën e inferimerit dhe ka zbritur në terren për të kontribuar në shërimin e popullsisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!