Frontini: ‘Rekordi ‘Guines’ më përket mua’

Uruguajani Sebastian Abreu mori rekordin e ‘Guines’ në vitin 2018 me shkakun se ishte futbollisti që kishte luajtur me më shumë ekpie profesioniste në karierë.

Nga 26 fanela kur mori rekordin tani ka vajtur në, 29. Por a është Abreu lojtari me më shumë skuadra të një futbollisti?

Përgjigjen e jep argjentinasi Karlos Frontini sot 39 vjeç i cili vijon të jetë aktiv. Argjentinasi pretendon të ketë luajtur me 34 ekipe të ndryshme. E filloi në vitin 2001 në Brazil, në Mogi Mirim dhe vazhdoi pa ndërprerje me skuadra të ndryshme në Brazil.

Vorskla në Ukrainë dhe Pohang Stelers, në Korenë e Jugut janë përvojat jashtë vendit. Eksperiencën e madhe e pati te Santos, me të cilën luajti 38 ndeshje.

Sot Frontini luan në Treze në Brazil dhe në mikrofonat e ‘Tyc Sport’, pretendon rekordin:

Rekord i mohuar?”Do të ishte shumë e rëndësishme, por askush nuk më propozoi asgjë, ndoshta sepse Abreu, është më i njohur dhe ka një impakt më të madh”-thotë Frontini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!