Mesi: ‘Mbyll në Barcelonë’

U trazua keq ambienti sportiv në kampin e Interit dhe të Barcelonës. Dy ditë më parë qarkulloi lajmi se 6 herë fituesi i ‘Topit të Artë’, mund të largohej nga Katalunja. Por….
Inter nuk do të jetë në të ardhmen e Lionel Mesit, dhe as nuk do të kthehet në Argjentinë në Newell’s Old Boys.
Pas ditësh ëndrrash, mohimesh dhe zërash të dala nga Amerika e Jugut, ishte vetë ‘Pleshti’ që sqaroi qartë pozicionin e tij: “Ata janë thjesht lajme të rreme”.
Lionel Mesi në Instagram ka shkruar se thashethemet e bisedimeve me zikaltërit janë të shpikura: “Fatmirësisht askush nuk i beson ato”.
Në këtë mënyrë siç parashikohet nga Ariedo Braida, e ardhmja e yllit argjentinas do të jetë gjithmonë në Barcelona.
