Rivaldo: ‘Mesi shkon në Kinë ose MLS’

E përgenjështroi kalimin te Interi dhe tani radha e komenteve gjithëfarëshe lidhur me Leo Mesin.

Një brazilian me të kaluar të shkëlqyer futbollitike si Rivaldo mendoi të hedhë dritë mbi të ardhmen e Mesit. destinacionin kampionit argjentinas, i cili i tha mikrofonave të ‘Betfair’:

Ish-presidenti i Interit Masimo Morati tha se ai mund të sillte Lionel Mesin në klub për të riparë sërish duelin me Kristiano Ronaldon në Itali, por unë nuk mendoj se argjentinasi do të largohet nga Barcelona për klube të tjera evropiane.

Mendoj se ai ka arsye të largohet nga Spanja, por nëse kjo ndodh një ditë, atëherë ai mund të nënshkruajë për një klub kinez ose në MLS. Kjo ngjet vetëm kur të vijë momenti që nuk do jetë vendimtar me fanelën katalanase“- tha ish- bomberi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!