Ernest Gjoka: ‘Shkëndija beson te trofetë…’

‘Verdiket’ e Gjokës: “Tirona kampione, Kukësi pa uri, Partizani për të ardhur keq…”

Intervistoi: Isuf Myrtaj

Debutoi 6 muaj më parë në kampionatin elitar të Maqedonisë së Veriut me Shkëndijen e Tetovës. Tiranasi Ernest Gjoka, pasi ka fituar 4 trofe me Flamurtarin dhe Kukësin (2 Kupa të Shqipërisë, një Superkupë dhe një titull Kampion), kërkon suksesin edhe matanë ‘gardhit’.

E gjeti skuadrën në vështirësi, arriti ta rrisë në komponentë e fitore por në dy takimet e fundit, gjithçka duket se mbeti si më parë. Shkëndija e përforcuar në janar, garon edhe në Kupë.

Aty ku skuadra e Gjokës gjendet në gjysmëfinale. ‘Domosdo një trofe këtë edicion. Shkëndija i ka potencialet...’- thotë trajneri Gjoka.

Zoti Gjoka, si paraqitet situata te Shkëndija e Tetovës?

Te Shkëndija, vazhdojmë të punojmë e të luftojmë për të bërë maksimumin në arritjen e objektivave. Edhe pse shumë e vështirë, e vështirë sepse që në fazën e parë, starti jo i mire dhe diferenca me vendin e parë gjatë rrugës,e ka bërë të veshtirë.

Gjithsesi, ne vazhdojmë të luftojmë në të dyja drejtimet si në kampionat por dhe në Kupë. Klubi me patjetër duhet të shkojë drejt një trofeu. Ne besojmë, pasi kampionati ka dhe 13 javë për të përfunduar ndërsa në Kupë, jemi në gjysmëfinale dhe na duhet të jemi shumë vigjilentë.”

Përshtatja me futbollin fqinj?

Për mua këto muaj ishin një përshtatje me të gjitha komponetet, sepse për hir të së vërtetës nuk është kampionat i lehtë. Ka shumë luftë e ambicje sportive dhe mentalitet ndryshe nga ai në Kategorinë Superiore në Shqipëri.

Koronavirusi?

Situata e virusit erdhi papritur dhe ishte diçka e paparashikuar, thuajse ireale për ne. Jemi në një luftë me një armik të panjohur. Është determinante në këtë kohë të jemi shumë të kujdesshëm dhe të zbatojmë me përpikmëri të gjitha detyrat që na kerkohet si qytetarë. ”

Stërvitja e Shkëndijes?

Në kushtet e reja, stërvitjen jemi duke e realizuar si të gjithë vendet e tjera ne mënyrë individuale. Përgjate javës jemi ne kontak ‘live’ përmes video-konferencave apo dhe me stërvitje të futbollistëve me programe ekstra në terren. Çdo gjë e bërë nga stafi, dhe po realizohet me korrektësi dhe pse kjo stërvitje nuk është e mjaftushme por kto mundësi janë”.

Superiorja ?

“Për hir të së vërtetës nuk mund të them shumë gjëra sepse nuk e kam ndjekur çdo javë, por mendoj që Tirona ka një ecuri të pabesuar dhe kjo gjë më bën të besoj që Tirona edhe pse me ndërprerjen e kampionatit, në momentin e rifillimit, nuk do ta ulë ritmin. Vetë objektivi madhor dikton.

Nga ana tjetër Kukësi, teksa ka një skuadër shumë të mirë por sipas meje, nuk ka pasur vazhdimësinë e kërkuar. Shpesh herë, s’ka patur uri për të arritur suksesin domosdoshmërisht.

Partizani ka patur nje vit jo të mirë. Për të ardhur keq. Një ekip si Partizani, i ndërtuar për vazhdimësinë e për të ruajtur titullin kampion”-tha Ernest Gjoka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!