Flik, akordi me Bajernin deri në 2023

Zgjidhje emergjence e 3 nëntorit të kaluar pas shkarkimit të Niko Kovac, por Hans-Dieter Flik sot, ka zgjatur zyrtarisht aventuren në pankinën e lakmuar të Bajern Munih.

Me një postim në faqen zyrtare, klubi kampion gjerman Bajern, njoftoi se menaxheri aktual Flik, ka rinovuar kontratën deri në qershor 2023.

Pres me padurim që të përballoj objektivat e radhës bashkë me stafin tim dhe skuadrën”, ishin fjalët e Flik pas firmës ndërsa shefi ekzekutiv Karl-Hainz Rumenige ishte i lumtur me zgjidhjen. “Bajerni është shumë i lumtur me punën e Hansi Flik.


Bajerni nën drejtimin e 55 vjeçarit ka qenë i tejet produktiv, duke fituar 18 nga 21 ndeshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!