Eduard Curri, ‘verdiktet të dalin nga fusha…’

Padyshim ndër mesfushorët më të mirë të kohës. Eduart Curri prej 2001 deri 2011 ka veshur me radhë fanelat e Teutes, Turbinës, Laçit, Luftëtarit dhe Erzenit. Momentalisht Eduard Curri, trajner prej 5 vitesh tek Akademia Teuta.

I kontaktuar nga ‘Sporti im.al’, Curri thotë së situata është e vështirë dhe njerzit e sportit do ta vuajnë shumë përgatitjen e reduktuar fizike.

Durrsaku ndërsa i bën një rezyme situatës aktuale thotë:

Po qëndroj në shtëpi me familjen. Situata e vështirë, Uroj që të kalojë shpejt e pa dëme”.

Kohën karantinë?

Pranë televizionit dhe librave. Jap edhe disa indikacione çunave që stërvis te Akademia për tu ushtruar në kushte të tjera.”

Teuta?

Ka vështirësi skundër gjithë klubet e tjera. Kryesisht për mundësinë për tu stervitur. Nga informacionet që kam, presidenca dhe stafet po bëjnë gjithçka për krijimin e kushteve duke diktuar programe enkas të seancave individuale.

Dihet që te Teuta, një pjesë e mirë e lojtarëve janë të huaj dhe nga rrethet, oposioni qëndron.”

Belgjika?

“Mendoj se kampionati atje u vendos (nëse UEFA do ta njohë) gabim. Jam për futbollin e luajtur. Të presim normalizimin e situatës e më pas të luajmë. Besoj se FSHF dhe instancat e shtetit në këtë krizë, duhet të hedhin vështrimin te sporti. Por, kategorikisht jam për verdikte të dala nga fusha e gjelbert”- tha 37 vjeçari durrsak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!