Rama: ‘Nuk mbështes ata që gënjejnë’

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk mirëpret kërkesën e FSHF-së e cila kërkoi të mbështetej në paketën ndihmuese të parashikuar nga qeveria në sektorë të ndryshëm.

Deklarata e Kryeministrit:

Sa i përket klubeve të futbollit, unë mendoj që ato nuk kanë çfarë i kërkojnë fare qeverisë dhe arkës së shtetit për një sërë arsyesh, por këtu do të sjell atë më të thjeshtën fare”, tha Rama për mediat.

Ai i vijoi mendimin e tij, duke shtuar: “Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme, sikur janë kompani fasone dhe japin paga të majme. Klubet e futbollit le të shohin rreth e rrotull se çfarë bëjnë klubet në vende të tjera dhe të përshtaten me këtë luftë”.

Kjo nuk është koha për të ndihmuar futbollin, por koha për të ekzistuar. Klubet e futbollit duhet të garantojnë ekzistencën dhe jo fitimin e munguar. Meqë kanë deklaruar paga të rreme në masën më të madhe të tyre, është mirë të mos bëhen pjesë e atyre që ankohen dhe që kërkojnë, pasi nuk ka pikë lezeti”, –kreu i qeverisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!