Boateng: ‘Habitem me sjelljen e klubit’
Zheromë Boateng u gjobit nga Bajern Munih me 25 mijë euro për largimin pa leje, duke shkelur rregullat e klubit të urgjencës Koronavirus në zbatim të ligjeve të qeverisë gjermane.
Mbrojtësi teksa i shpëtoi aksidentit, shpjegoi këndvështrimin e tij për “Bild”: “Unë e pranoj gjobën, nëse është e justifikuar. Por mendoj se është shumë trishtueshme. E di se ishte e drejtë të njoftoja klubin, por unë po mendoja vetëm për shëndetin e djalit tim.
Ai nuk ishte mirë dhe unë u largova. Kur një djalë telefonon, një baba përgjigjet. Unë do të doja të shihja dikë që nuk do të shkonte te djali i sëmurë 4-vjeçar. Për të pranoj çdo gjë’, – deklaroi 31-vjeçari.