Premier mbetet mister, nuk ka datë starti

Premier League, Fotball League (EFL) dhe përfaqësuesit e lojtarëve dhe menaxherëve të lojës së futbollit, janë dakortësuar të gjithë që sezoni nuk mund të rifillojë pa u larguar koronavirusi.

Përfaqësuesit nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA), Premier League, EFL dhe Shoqata e Menaxherëve të Lidhjes (LMA) u takuan sot për të diskutuar sfidat me të cilat përballet sporti gjatë pandemisë së koronavirusit.

Rifillimi i sezonit 2019/20 ishte një nga disa çështje që u diskutua sot, por nuk u mor asnjë vendim dhe bisedimet do të vazhdojnë gjatëjavës.

Pagat e lojtarëve ishin gjithashtu në rendin e ditës. Drejtuesit e klubeve paralajmëruan se është e pashmangshme nëse nuk vlerësohet situata aktuale financiare për shkak të pandemisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!