Nojer kërkon 5, klubi i jep 2
Zhvillime pafund te Bajeri i Mynihut te i cili shumë skuadra të Bundesligës shohin modelin organizativ e funksionues.
Kështu edhe pse nën efektin e pandemisë, apo atmosfera pas aksidentit të Boateng, te klubi bavarez, mendojnë të rinovojnë me futbollistë të caktuar.
Në radhë, ishin bisedimet për rinovimin e Manuel Nojer të cilat me gjasë kanë ngecur disi. Siç raportohet nga ‘Kicker’, palët ende nuk kanë arritur marrëveshje, si për pjesën ekonomike ashtu edhe për sa i përket kohëzgjatjes së kontratës.
Bajern dhe drejtuesit e klubit kanë propozuar një rinovim dy vjeçar, ndërsa Nojer ka kërkuar edhe 5 vite kontratë.