Matuidi edhe një edicion bardhezi…

Juventus dhe Blaize Matuidi, kanë gjetur akordin për të vazhduar së bashku edhe për një edicion. Bashkëpunimi i tij me klubin bardhezi, sipas planeve do të kishte skaduar këtë qershor.

Por kontrata e francezit është zgjatur automatikisht deri më 30 qershor 2021. Kjo mësohet nga raporti Financiar i klubit, ndërsa operacionet e kryera në gjysmën e dytë të këtij sezoni sportiv, theksonin dhe sinjalizoin rinovimin e kontratës së mesfushorit 33 vjeçar.

Konfirmimi vjen edhe nga vetë francezi i cili për ‘Le Figaro’ tha:

Unë do të qëndroj te Juve edhe për një sezon tjetër. Jam shumë e lumtur që vazhdoj edhe për një sezon tjetër këtu, kurrë nuk kam pasur dyshime sepse gjithmonë kam ndjerë besimin e të gjithëve ”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!