‘Bernabeu’ kthehet në ‘magazinë’ shëndetësore

Të gjithë në alarm të gjithë në këmbë. Kjo është situata në Spanjë me Koronavirus në përparësi.

Në këto rrethana, klubi i Real Madridit për të mbështetur sistemin shëndetësor spanjoll në luftën kundër pandemisë ka vendosur të japë impiantin ‘Bernabeu’ për ta përdorur si vend magazim të materialeve sanitare për Madridin.

Është ‘AS’ ajo që raporton lajmin. ‘Klubi i bardhë, ka vendosur t’i japë stadiumin “Santiago Bernabeu” Këshillit Suprem të Sporteve për të magazinuar të gjitha furnizimet e materialeve sanitare të dobishme për qytetin e Madridit.’ –thotë njoftimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!