Koronavirus/Kontributorë të shumtë, ka dhe urdhëra…

Pep Gurdiola,trajneri i Sitit duke parë situatën kritike që ka mbërthyer europën e botën, me koronavirus, ndër të parët që vendosi të dhurojë 1 milion euro ndihmë. 

Por edhe Mesi dhe tenisti zvicerian Federer me kontribute mbi 1 milion dollarë.

Në Gjermani, lojtarët dhe drejtuesit e klubit gjerman të Bajernit të Mynihut kanë pranuar ulje të përkohshme të pagave gjatë pandemisë.

Më pas edhe lojtarët e Dortmundit kanë pranuar të heqin paga të reduktuara.Sakaq ka dhe nisma futbollistësh apo familje të tilla sportive që po solidarizohen dhe po japin ndihma kolosale.

Polaku Robert Levandovski, me gruan e tij Ana, dhuruan nga llogaria e tyre një milion dollarë në luftën kundër COVID-19.

Ndërkaq, UEFA u përpoq të bënte shembull një lëvizje te Barcelona duke propozuar përgjysmimin e pagave. Klubi teksa nuk gjeti aprovimin e futbollistëve vendosi veton duke marrë masat e dalë me një njoftim:
 

Ky është një reduktim i ditës së punës, i imponuar nga rrethanat dhe masat mbrojtëse në fuqi, ndaj si rrjedhojë vjen edhe reduktimi proporcional i përfitimeve që rrjedhin sipas kontratave përkatëse” –njoftoi klubi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!