Seria A mes dilemash, vendoset në prill

Asambleja e Ligës Italiane u organizua dje, në modalitetin virtual, atë në video-konferencë rreth situatës së Seria A.

Në këtë përballje të veçantë, u pa qartë përçarja brenda ekipeve të Serisë A. Pas situatës koronavirus, ka nga që mendojnë se Kampionati 2019/20 duhet të konsiderohet i përfunduar për të menduar direkt për sezonin e ardhshëm. Një vendim që do të merret rreth mesit të prillit.

Versioni tjetër. Rifillimi i stërvitjes në fund të muajit Prill për 10-15 ditë dhe pasi lojtarët të rimarrin një formë fizike të pranueshme, do të fillonin ndeshjet në 9 ose 16 maj, duke luajtur deri në fund të qershorit.

Hipoteza e UEFA-së për t’u rikthyer për të luajtur në fillim të qershorit për të përfunduar kampionatet nga mesi i korrikut dhe më pas përfundimi i shpejtë i kupave është më pak bindës. Sezoni i ri do të kushtëzohej tepër rëndë.

Vendimet për tu marrë pas pak më shumë se dy javëve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!