‘Lila bën të lumtur…’
Sindikata dhe Andi Lila bëjnë të lumtur ish- futbollistin Altin Rrica.
Me paratë e mbledhura nga turneu miqësor mes legjendave te Greqisë, Turqisë, Italisë dhe Shqipërisë është vendosur të ndihmohet Altin Rrica.
Kavajasi është përndjekur nga fati i keq, pasi një aksident në Ohër e la në karrocë ndërsa më vonë tërmeti i nëntorit, e la dhe pa shtëpi. Lila dhe Sindikata e Futbollistëve i gjëndën pranë…
‘Me miratimin e kontrates kolektive një realitet i ri do të shfaqet në futbollin tonë, ku marrdheniet klub- futbollist vendosen në baza të shëndosha si në çdo vend europian ku ne duam të antarsohemi’ –thotë Lila në postimin e fundit në rrjete.
Ja ai:.
Të dashur miq, kolege futbollistë dhe Ish-futbolliste si dhe çdo shqiptar që më ka telefonuar dhe derguar sms urimi pas emisonit “Dua të bej të lumtur “. Në emer të Sindikates së Futbollisteve si dhe në emrin tim personal dua t’ju falenderoj për fjalet e zemes që keni thene si dhe për perkrahjen morale që i jepni Sindikates sone të re si dhe mua personalisht. Besoj se ndaj ish- futbollistit Altin Rrica kemi bërë vetem detyren për të cilen u krijua kjo Sindikatë. Sigurisht që Sindikata do të gjendet në krah çdo futbollisti me të gjitha mundesite që të ka pasi kjo është edhe detyra jonë. Me miratimin e kontrates kolektive një realitet i ri do të shfaqet në futbollin tonë,ku marrdheniet klub- futbollist vendosen në baza të shëndosha si në cdo vend europian ku ne duam të antarsohemi. Se fundi me lejoni të falenderoj të gjithë ata që në mënyrën e tyre kontribuan që Sindikata të realizojë eventin “Luajmë dhe rindertojmë sëbashku” me të ardhurat e të cilës bëmë një ish-futbollist të lumtur:
1. Stafin vullnetar të Sindikatës që bënë të mundur realizimin e eventit “Luajme dhe rindertojme sebashku”.
2. Pjestaret e “Gold team” Shqiperi, Itali, Greqi dhe Turqi për kontributin e tyre.
3. Çdo spektator që erdhi në AirAlbania Stadium dhe mbeshteti kauzen tonë.
4. Çdo kritik i cili me kritikat e tij na ndihmoi që ne si sindikatë të permirsojmë punën tonë.
5. Gazetaret sportivë të cilët mbështetën vazhdimisht aktivitetin e sindikatës, dhe një falenderim të vecantë kam për moderatoren e shkelqyer Arbana Osmani.
6. Të gjithe futbollistët anëtar të Sindikatës të cilet na inkurajojnë cdo ditë që të vazhdojmë me force punën tonë të përbashkët. Faleminderit të gjitheve.