Valencia, gjysma e ekipit me COVID-19

Nuk është vetëm argjentinasi Garai. Te klubi i Valencias në ‘La Liga’, shpërthen me forcë infeksioni i tmerrshëm.

Valencia raporton për pesë raste të tjera pozitive me Covid-19 midis teknikëve dhe lojtarëve të ekipit të parë.

Ndërkaq, klubi nuk i bën të ditur emrat, por thotë që të gjithë janë aktualisht në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore dhe në izolim.

Klubi deklaron se përshendet dhe mbështet autoritetet shëndetësore për fushatën e ndërgjegjësimit shoqëror ndërsa i kërkon popullatës të qëndrojë në shtëpi dhe të vazhdojë me masa higjenike dhe parandaluese.

Lajmi për pozitivitetin e Ezekuiel Garai me COVID-19, erdhi po sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!