COVID-19 te Fiorentina, numri shkon 4
Pas Dushan Vlahoviç, pikasur me COVID-19, radhët e klubit nga Firence,Fiorentina, janë shtuar me infektime të reja.
Është vetë klubi vljollcë që publikon lajmin. Këtë radhë, Kutrone, Pecela dhe fizioterapisti Danieli, figurojnë pozitiv dhe janë karantinuar në shtëpitë e tyre në Firence. Gjendja paraprake e mirë.
“Fiorentina njofton se, pas disa simptomave, lojtarët Patrik Kutrone dhe Zherman Pecela si dhe fizioterapisti Stefano Daineli i janë nënshtruar tamponit.Rezultati pozitiv. Ata janë të gjithë me shëndet të mirë në shtëpinë e tyre në Firence”.