Depaoli, i infektuari i radhës te Samp…
Sampdoria duket klubi më i goditur nga COVID-19. Manolo Gabiadini ishte i pari që rezuloi pozitiv me Koronavirus. Dje listës ju shtuan Omar Kolei, Albin Ekdal, Antonino La Gumina, Morten Thorsbi dhe mjeku Amedeo Baldari rezultuan pozitiv. Mirë me shendet e të karantinuar në shtëpinë e tyre në Xhenova.
Por sot vjen rasti i radhës. Fabio Depaoli, mbrojtësi me moshë të re është gjithashtu pozitiv për COVID-19. ËShtë vetë lojtari që e komunikon lajmin në profilin e tij në Instagram:
“Përshëndetje miq … Fatkeqësisht u testova pozitiv për COVID-19. Dua t’ju siguroj se jam mirë! Ky përbindësh i padukshëm po na godet pa dallim, por duke marrë masat e duhura dhe duke ndjekur direktivë shëndetësore, ne mund të fitojmë betejën tonë më të madhe dhe të kthehemi më të fortë se më parë.
Një përqafim për të gjithë të infektuarit dhe faleminderit për të gjithë mjekët që po na ndihmojnë “-shkruan 22 vjeçari.