‘La Liga’ dorëzohet, dy javë pa tifozë…

Real Madrid, Barcelona dhe të gjitha skuadrat spanjolle, (La Liga & Secunda Division) largojnë publikun nga shkallët. Së paku për dy javë…

Pritet vetëm vendimi i qeverisë. Sipas asaj që raportohet nga Spanja, do të jetë zyrtare fill pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Deklarata zyrtare e La Liga: “Sipas informacionit nga Këshilli i Lartë i Sporteve (CSD), ndeshjet La Liga Santander dhe La Liga SmartBank, do të luhen me dyer të mbyllura, nga sot dhe për të paktën dy javët e ardhshme.

La Liga do të mbetet në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe CSD për të përmbushur rekomandimet ose vendimet e saj, duke vendosur shëndetin e tifozëve, lojtarëve, punonjësve të klubit, gazetarëve, etj. para krizës shëndetësore të COVID-19.

Për javë të tëra, LaLiga punon në plane alternative në koordinim me UEFA, në rast se autoritetet shëndetësore vendosin pezullimin e çdo ndeshje, të kenë një plan masash për ecurinë e mëtejshme me data të reja.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!