Trazohet ‘Djalli’, Maldini ikën nëse vjen Ragnik…
Ralf Ragnik, ish-trajneri i Lajpcig në Bundesligën gjermane, për të cilin Maldini kohë më parë ishte shprehur se nuk është profili i trajnerit për të drejtuar Milanin,duket se vë në ‘karantinë’ vetë ish-kapitenin e Milanit.
Zvonimir Boban, u largua nga pozicioni drejtues i ‘Djallit’ por në këtë udhëkryq,vendoset edhe drejtori tjetër Palolo Maldini.
Megjithëse, Milan vazhdon ta mohojë, emri i Ralf Rangnik për sezonin e ardhshëm të kuqezinjtë,mbetet shumë evident.
Në rast të mbërritjes së gjermanit, bashkëjetesa me Paolo Maldinin duket e pamundur duke pasur parasysh që ish-Lajpcigasi, do të vinte me rolin e dyfishtë të trajnerit dhe menaxherit të zonës teknike.
Ish-kapiteni kurrë nuk do të pranojë t’i nënshtrohet rolit të Rangnik. ‘Tuttosport’ e raporton si rast…