Uzuni, ‘lokomotivë’ në Zagreb…
Është Myrto Uzuni. Futbollisti beratas vijon të shfaqet ‘lokomotivë’ në Zagreb. Thjesht një makineri golash e determinant në fushë… Në pritje të një oferte nga ‘La Liga’
24 vjeçari pasi ndihmoi me golin e një jave më parë Lokomotivën e Zagrebit në fitoren 3-0 ndaj Slaven Belupo, sot i shënon dy herë HNK Goricës. Një rivali për vendin që të dërgon në Europë.
Uzuni i cili nga Laçi në Kategorinë Superiore iu bashkua kroatëve, po kalon momentin ideal të karierës duke treguar se aktivizimi me Kombëtaren kuqezi, ka qënë tërësisht i merituar. Ai pret sërish ftesën nga Reja. Uzuni është shumë i etur….