Kukeli ndjek i ‘vetëm’ Tirana-Laçi

Në ‘Air Albania Stadium’ në takimin Tirana-Laçi (1-0), gjatë pjesës së parë në shkallë, u pa edhe ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Burim Kukeli.

Mesfushori shkatërrues në kohën e De Biazit, një ndër pikat më të forta të atij grupi që luajti në fazë finale në ‘Euro 2016’ në Francë, shfrytëzoi vizitën në Tiranë për të ndjekur nga tribuna takimin e mbrëmjes.

Në pushim, futbollisti në forcë të Kriens në Zvicër, tha se pa një pjesë të parë të mirë por nuk preferoi të komentojë në detaje.

36 vjeçari nga Gjakova, nuk u pa për asnjë moment i shoqëruar me pjesëtar të FSHF-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!