Lorik Cana nga Roma: ‘Jemi vetëizoluar…’

Lorik Cana, ish- kapteni legjendar i Shqipërisë, në një lidhje Skye nga Roma për ‘Shqipëria Live’ në ‘Top Channel’, thotë se për shkak të Koronavirusit, është i ngujuar me gjithë familjen e tij.

Deklaron se familja Cana është shëndoshë e mire dhe jep disa receta për shqiptarët dhe miqtë e shumtë.

Thotë se ka pasur në axhendë të udhëtojë në Shqipëri drejt Krujes dhe Tiranës për angazhimet post tërmetit apo inisiativave të tjera me karakter sportiv e bamirësie…

Dal nga shtëpia me kujdes, sa për të bërë harxhet e ditës. Azhornohem më familjen e madhe që jeton në Francë, miqtë në Shqpiëri e Kosovë. Ndjek situatën dhe njoftohemi permes shtypit për të rejat. Uroj të mos ketë viktima’

 Këto janë në themel fjalët e Lorik Canës i cili në fund ka shtuar:

Qëndrimi në shtëpi…

Para se kemi parë nëpër media që Italia është bërë zonë e kuqe derisa të ulet numri ose sa të gjendet një ilaç që të ulet infeksioni. Derisa po e bën Kina e cila i ka mbyllur njerëzit nëpër shtëpia edhe ne duhet të jemi të kujdesshëm e të qëndrojmë brenda.

Këtu tek ne është diçka më e vështirë pasi jetojmë në perëndim dhe njerëzve kur u privon lirinë ngrenë zërin, gjithsesi këtu ka më shumë ndërgjegje, çdo individ lëviz në mënyrë të kujdesur.

Do ketë dhe përhapje të tjera por na takon të lahemi e të marrim përgjegjësi higjenike. Në momentin që do kollitemi apo teshemi , te këto gjëra duhet të bejmë kujdes dhe të futet situata në kontroll.

 Do të anulohet sporti ne Itali apo dhe në Shqipëri?

“Kjo është situatë e papërballueshme, askush nuk e di se cfarë duhet të bëhet. Masat e sigurisë dhe shëndeti ka një përparësi të madhe .

Nuk e di a do të anullohet kampionati, por tubimet apo vendet ku rrinë shumë njerëz duhen evituar pasi nëse një grup me 20 apo 100 veta, dikush është i infektuar rrit riskun .

Ne kemi qenë në fushë dhe duam të jemi në publik duke ndjekur ndeshjet, por nëse duhet të vazhdojnë kompeticionet dhe unë jam dakord që të vazhdojnë,të evitohet publiku dhe numri i madh i njerzëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!