Mesi, mbreti i golit…

Kapiteni i Barcelonës Lionel Mesi, bomberi për rekord. Falë penalltisë së shënuar kundër Real Sociedad, fenomeni i Barcelonës, ka arritur në 438 gola në La Liga me fanelën ‘blaugrana’.
Goli i mbrëmshëm ndaj baskëve i dha mundësi Mesit për të kaluar me një gol rivalin e përjetshëm Kristiano Ronaldon duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori në pesë ligat më të mira të Evropë (Serie A, Premier League, Liga, Bundesliga dhe Ligue 1).
Një rekord për argjentinasin i arritur në 474 paraqitje. Të gjitha në Spanjë. CR7 ka shënuar 437 golat e tij në 540 ndeshje të ndara midis Premier League, La Liga dhe Serie A. Sfida vazhdon …