Komentatori i madh sot bën 82
Prej dekadash, publiku i futbollit në Itali e gjetkë është rritur me zërin e tij në vesh. Historia e gazetarisë, e vendos Bruno Picul (Bruno Pizzul në itl) në elitën e komentuesve të sportit, teksa me zërin e tij karakteristik, profesionist e të pagabueshëm, i bëri jehonë sportit në Itali.
Mikrofoni i ‘parë’ i ndeshjeve evropiane të klubeve italiane dhe i përfaqësueses ‘axure’ në eventet e mëdha sportive në Europë e Botë.
Karriera e tij në sport nisi si një futbollist profesionist në rini duke luajtur me Pro Gorizia, Catania, Ischia dhe Udineze. I jep fund shpejt, nga një dëmtim i gjurit…
Në prill 1970 komenti i tij i parë ishte një play-off mes Juventus-Bologna, për Kupën e Italisë. Picul edhe pse në debutim, arriti 15 minuta me vonesë, duke filluar të trasmetojë sfidën duke filluar nga minuta e 16-të (më vonë kërkoi falje duke shpjeguar vonesën).
Me kalimin e viteve, Bruno Picul u kthye në një ikonë e trasmetimeve duke shkuar përtej futbollit.
Në mbi 40 vite karierë ai ka komentuar edhe në boks, pingpong, çiklizëm, vela, garime me kuaj dhe kanotazh.
Sot Bruno Picul mbush 82 vjeç.