Majkëll Xhordan në lot: “Për Kobin dua një…meme”
Tragjedia e Kobi Brajant me ndarjen nga jeta e ish-basketbollistit të famshëm, në start të 2020-ës, vijon të mbetet në vemendjen e botës dhe të mëdhenjëve të këtij sporti.
Së fundi ikona e gjallë e NBA-së Majkell Xhordan, në një event përkujtimor në “Staples Center” , ka shpërthyer në lot për tragjedinë e ish- kolegut duke e kthyer fjalimin e tij sa prekës aq dhe të çuditshëm.
56 vjeçari ka luajtur me Brajant (në foton ilustruese bashkë) por ai shprehet se do dëshironte të ishte vëllai i madh më i mirë i të ndjerit.
“Doja të isha vëllai i madh më i mirë i tij. Më telefononte dhe më shkruante në 23:30, 02:30, në 03 të mengjesit. Ai djalë kishte pasion që nuk mund të shpjegohet…. dëshironte të ishte baskebollisti më i mirë i mundshëm. Dëshironte të ishte vëllai më i mirë i mundshëm.
Tani më vështroni, dua të të shoh një pamje tjetër timen, një ‘meme’. Për të ardhmen. I thashë gruas time që nuk ishte dakort do bëhët kjo gjë pasi nuk doja me pa foton time në lot për 3-4 vite. Kjo është ajo që Kobi Brajant më bën..” (video)
“Volevo essere il miglior fratello maggiore per lui”
— Eurosport IT (@Eurosport_IT) February 25, 2020
Michael #Jordan x Kobe #Bryant ❤🏀#KobeFarewell #MambaForever pic.twitter.com/GpL2ow2KF8