Lacio del kundër, luajmë të shtunën me publik…
Federata Italiane e Futbollit, është vënë në alarm për të dalë me vendime të qarta lidhur me situatën ‘Koronavirus’. FIGC, thotë që Seria A, të luhet me dyer të mbyllura. Lacio thotë jo…
Ndeshja mes Lacios dhe Bolonjës në program të shtunën, duhet të luhet në ‘Olimpico’.
Fjala ‘koronavirus’, të paktën tani për tani, për klubin e drejtorit Tare, nuk ka të bëjë me ndeshjen e Serisë A. Lacio do të luhet në kryeqytet me publik në shkallë.
Menaxheri i marketingut lacial, Marko Kanixhani, shpjegoi situatën në mikrofonat e radios zyrtare:
“Ne nuk kemi marrë asnjë komunikim zyrtar në lidhje me takimin Lacio-Bolonja. Sportelet janë të hapura, gjithçka po ecën siç është parashikuar. Çdo shtyrje e mëtejshme e ndeshjeve do të krijonte probleme.
Për momentin janë shitur më shumë se 11,000 Shpresojmë se numri i shitjeve të shkojë drejt numrit 35,000”– ndër të tjera Kanixhani.