Bylis shtang Kukësin, Flamurtari ndez… ‘motorët’

Kategoria Superiore java e 22-të: Luftëtari- Flamurtari 0-1 (Ribaj 31 pen)

Bylis- Kukësi 1-1 ( Mozone 94’/Musta 29′)

Dueli i fund tabelës i shkon skuadrës së Troisit. Ndeshja mes Luftëtarit dhe Flamurtarit, dhuron fitoren e parë në kampionat për vlonjatët ndërsa pas afrimit të 4 lojtarëve të rinj, ka ndryshuar fizionomi e marrë rezultat pozitiv.

Ka vendosur një penallti të fituar nga Ramos, dhe shndërruar në gol nga Andi Ribaj në minutën e 31-të.

Mozonë në minutën e 94-të ndal Kukësin në transfertë ndaj Bylisit. Verilindorët nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1.

Sakaq, elbasanasi me numër 29-të Emiliano Musta, në minutën e 29-të mposhti portierin Hidi me një diagonale të fuqishme. Më herët, vendasit ishin të pafat teksa një goditje e Guindo nga jashtë zone, u ndal vetëm nga traversa.

Në fund, të takimit, teksa pritej vetëm sinjalizimi i gjyqtarit Jorgji, Mozone e kthen në festë ‘Adush Muçën’. Goli i tij, eviton humbjen e Bylis dhe shtang Kukësin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!