Adebajor, lojtari më i paguar i historisë…
35 vjeçari Emauel Adebajor, thyen rekordin në Paraguaj. Ish- futbollisti i Arsenalit, Sitit, Totenhemit dhe Realit, nisi pak ditë më parë aventurën e radhës duke nënshkruar për Olimpia.
Duke folur për këtë lëvizje pronari i klubit amerikano-latin Miguel Brunote, ka deklaruar se ka thyer çdo rekord për të marrë sherbimet e lojtarit nga Togo.
Shifra që Adebajor do të marrë te skuadra e re, shkon në 12 milion dollarë në vit. Kjo është shifra më e lartë që një lojtar merr në kampionatin paraguajan në të gjithë kohërat.