Derbi i çmendur, Inter ‘përbindësh’
Seria A: Inter- Milan 4-2
Fjala e ndaluar në një derbi, mbetet se kush niset favorit. Dhe kur bëhët fjalë për Inter-Milan, progonozat vërtetë që janë të ndaluara.
Në ‘San Siro’ të ezauruar Milani i Piloit, e vuri shumë në vështirësi Interin në pjesën e parë.
Dy gola njëri nga Rebiç e tjetri nga Ibrahimoviç, në vetëm 5 minuta të fundit të së parës, duket se e shkatërruan përpara kohe skuadrën e Kontes.
E dyta provon të kundërtën… Nis si me magji për vendasit teksa Inter me Brozoviç e Vesinon, barazojnë në 51 e 53.
Zgjohet Milan e provon të marrë kryesimin por ‘madonina’ e mbrëmjes, figuron skuadra zikaltër.
De Vrij në të 74-tën shënon të tretin ndërsa me Eriksen që hyri si zëvendësues, Interi vallëzon lirshëm. Një goditje e danezit nga 30 m larg, bën të pllakosë heshtja me topin që stampohet në kryqëzimin e shtyllave të Donarumes…
Ka kohë për festë nga Lukaku ndërsa në shtesë realizon në perfeksion golin e 4-ët. Milan në ‘tapet’