Reali marshon, fiton derbin e Madridit

La Liga: Real Madrid -Atletiko Madrid 1-0 (Benzema 56′)

Derbi i Madridit merr ngjyra të ‘baradha’ Me një gol të të Benzema në të 56-tën, pas një aksioni nga e majta me protagoinstë Mendin, Reali fiton një ndeshje speciale dhe sheh i vetën për të dytën javë si kryesues i vetëm në ‘La Liga’.

Si gjithnjë dueli mes skuadrave të të njëjtit qytet, ofroi luftë të fortë sportive e klas në veprime.

Me disa mungesa Reali u pa mjaft i vendosur dhe pasi provoi disa herë arriti të shënojë një gol deçiziv.

Në anën tjetër Atletiko vijon të ecë në ujra të turbullta. Simeone dhe skuadra e tij, prej javësh në krizë.

5 takime pa fitore, duke shtuar dhe turpërimin që i bëri Leonesa në Kupë, e kanë zvogluar ndjeshëm formacionin bardhekuq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!