Thyhet Lushnja, Burreli fiton në derbi…

U luajtën takimet e javës së 14-të në Kategori të Parë. Me Eerzeni- Dinamo dhe Apolonia-Shënkolli nesër, të tjerat u panë mjaft të vendosura për të marrë pikë.

Kështu në Grupin A, Besëlidhja me Xhorxheviç, shënoi një gol për tri pikë ndaj Tërbunit të Pukës duke ruajtur hapin me krutanët që sot ishin pushim. Befasuese fitorja e Burrelit në Peshkopi ndaj Korabit vendas 1-2.

Në Grupin B, kryesfida Orikumi- Lushnja, i shkoi skuadrës vendase që fiton 1-0 me golin e Gjinajt në të 27-tën.

Fiton thellë Pogradeci duke marrë bashkë me fitoren dhe kryesimin, teksa Besa nuk kalon dot Ilirinë në Pezë.

Shifrat e sotme:

Egnatia-Veleçiku 0-0

Besëlidhja-Tërbuni 1-0

Korabi-Burreli 1-2

Grupi B:

Pogradeci-Elbasani 3-0

Oriku-Lushnja 1-0

Besa-Iliria 0-0

Devolli- Turbina 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!