Inferiorët në fushë, Besëlidhja, Apolonia e Pogradeci favoritë…
Kategoria e Parë zbret në fushë duke nisur nga ora 14.00. Në këtët fazë të garës, teksa skuadrat janë plot llogari për javën e 14-të, gjithçka mund të ngjasë.
Në Grupin A, sot tri takime, ndërsa Erzeni-Dinamo, luhet nesër.
Burreli udhëton drejt Peshkopisë. Pas largimit të djeshëm të trajnerit Alert Alcani, konfigurimi i ri për tu parë. Korabi për të konfirmuar momentin e mirë. Vjen pas përgatitorëve të Ohrit.
Në Lezhë, Besëlidhja-Tërbuni. Vendasit pasi shkatërruan Partizanin tri ditë më parë në Kupë, për të dëshmuar se janë të denjë për të konkuruar deri në fund Kastriotin e vendit të parë.
Këta të fundit janë pushim pasi në kalendar, kanë Shkumbinin e përjashtuar.
Interesant edhe takimi Egnatia-Veleçiku. Bano e di mirë se për të konkuruar në zonën ‘play-off’, lipset të shmangë barazimet e fundit.
Sakaq në Grupin B, beteja për vendin e parë së fundi është kthyer në garë mes tri ekipëve.
Lushnja, Pogradeci dhe Apolonia, ndahën në krye me 2 pikë. Nuk duhet harruar Besa e traditës që ndjek. Në 5 ndeshje të fundit, Besa ka 4 fitore.
Përballjen më koeficent më të lartë vështirësie nga kyesuesit, sot e ka skuadra e Ilir Gjylës. Lushnjën e pret Orikumi.
Grupi A:
Egnatia-Veleçiku
Besëlidhja-Tërbuni
Korabi-Burreli
Erzeni-Dinamo (nesër)
Grupi B:
Apolonia-Shënkolli
Besa- Iliria
Devolli- Turbina
Orikumi- Lushnja
Pogradeci- Elbasani