Roshi si në kohë të arta, vjen goli i radhës…

Duket një imitim i takimit në ‘Premier League’ ruse, ndërsa gjatë takimit të nëntorit Orenburg- Akhmat Grozni (1-2), Odise Roshi shënonte për skuadrën e tij golin e dytë.

Jo. Sot futbollisti i Kombëtares kuqezi, në testin që Akhamat Grozni luajti me Paks, shënoi sërish golin e dytë në fitoren që skuadra e tij arriti me hungarezët 1-2.

Ishte fundi i fraksionit të parë(44′), ndërsa fieraku i dërgoi provizorisht shifrat në 0-2. Në pjesën e dytë Paks, shënoi golin e nderit në të 81-tën me penallti.

Roshi 28 vjeçar, pas largimit të Balajt drejt Shturm Grazit në Austri, tani ndjen shoqërinë e Bernard Berishës te Grozni.

Sakaq, edhe shqiptarët e Lokomotivës së Zagrebit luajtën sot një miqësore me Dinamon e Zagrebit. Testi u mbyll 1-1 teksa Lokomotiva, barazoi me Samir.

Në Turqi, skuadra e Selmanit, Menemenspor, humbi me Giresunspor të vendit të 12-të në Ligën e dytë turke. Fraksioni i parë 0-1 për miqtë të cilët në fund të takimit, gjetën golin edhe 2 herë të tjera. 0-3 final.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!