Turneu miqësor, Shqipëria mund fqinjët…

Elvin Beqiri dhe skuadra e tij Kombëtare deri në 17 vjeç, mundën sot në Turqi homologët e tyre nga Maqedonia e Veriut 1-0.
Në turneun miqësor “Mercedes Benz Aegean Cup”, goli i vetëm ndeshjes erdhi nga kapiteni kuqezi Melsi Cerani në mintën e 80-të.
Në 19 janar, në Altindoru, sfida ndaj Koresë së Jugut.
“Shqipëria U-17 e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri e ka filluar turneun e përvitshëm miqësor “Mercedes Benz Aegean Cup” Turqi me fitore në sfidën e zhvilluar sot në orën 15:15, Shqipëria 1-0 Maqedonia e Veriut.
Kjo është ndeshja e parë në këtë turne për vendin tonë, ku golin e fitores e ka realizuar kapiteni i kësaj kombëtare, sulmuesi i talentuar Melsi Cereni, pas një aksioni të bukur në zonë në minutën e 80′. Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura dhe nje lojë të dominuar nga kuqezinjtë.
Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të zhvillohet ndaj Ukrainës, në datën 17 janar 2020. Shqipëria zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Simoni, Halili, Çela, Stafa, Pano, Beluli, Neziri, Bajraktari, Çereni, Deda, Blakqori. U aktivizuan: Selimi, Kacanolli, Kote, Miftari dhe Tahiri.
Sfida e fundit për grupin B, ku bëjmë pjesë në turneun që po organizohet në Altinordu të Turqisë, do të zhvillohet në datën 19 janar ndaj Koresë së Jugut.“- shkruan në zyrtare FSHF.