Te Bajerni luan… ‘dajaku’
Mund të jesh ‘dajak’ dhe të pranohesh nga Bajerni i Mynihut. Kështu ngjau me talentin shqiptar, 18 vjeçarin Leon Dajaku i cili për herë të parë veshi fanelën e bavarezëve ndaj Volfsburgut.
Dajaku u transferua nga Shtugarti me të cilin ka luajtur jo vetëm me moshat apo skuadrën e dytë por dhe me elitarët që mijitojnë në Bundesligën 2. Impresionet lojtari i lindur në Gjermani i shpreh më poshtë:
“Ishte fantastike, askush nuk do ta besonte se në një kohë kaq të shkurtër do debutoja te Bajerni. Ishte shumë emocion. Trajneri i Bajernit ka shumë dëshirë që të luajnë lojtarët e rinj të skuadrës.
Kam mardhënje shumë të mira me Myler e të tjerë lojtarë. Isha me fat dhe tani mund të them kam luajtur me Bajernin. Para seancës së parë, unë ndjeva një prekje.
Papritur Levandovski ishte me mua të cilin e kisha parë vetëm për televizionin. Në fillim ishin Kimish dhe Gnabri më pritën dhe më ndihmuan”- tha lojtari për mediat gjermane