Beshiktash ofertë Elmaz, Gatuzo heziton…

Elif Elmaz futbollisti nga Shkupi, ishte pjesë e Fenerbahçes në Superligën turke për tri sezone. Në verë u fut në “Vila Stuart” të klubit të Napolit për të kryer vizitat mjekësore e nënshkruar më pas kontratën prej 16 milion eurosh.

Megjithatë 20 vjeçari, nuk po gjen shumë hapsirë te napoletanët (10 takime).

Edhe pse më herët Elmaz ishte në radarët e Romës, së fundi mesfushori i kombëtares Maqedonase Veriore, kërkohet me ngulm nga Beshiktash.

‘RadyoSpor’ thotë se turqit, kanë paraqitur ofertën konkrete çka i ka tunduar krerët e Napolit.

Gatuzo dëshiron ta mbajë në kontroll lojtarin (pranon huazmin për 18 muaj), por bardhezinjtë e Stambollit kanë gati edhe planin me ofertën numër 2.

Nëse ndodh, Elmaz do kthehej si kundërshtar i Fenerbahçes me të cilën mori famë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!