Merkato, Interi në krye por mjeshtri është Tare
Nis zyrtarisht me 2 janar merkatoja në Seria A. Ajo do qëndrojë hapur deri në 31 janar ndërsa klubet duket se janë vënë shpejt në punë për të kryer lëvizjet e mundëshme.
Interi kërkon Kiezën e Fiorentinës por dhe De Paul të Udinezes. Ky i fundit ishte shumë pranë zikaltërve në verë, më pas u pa pranë Fiores pa mundur të nënshkruaj. Për një shumë të mirë, Konte mund ta marrë.
Sakaq, Milani skuadra që u turpërua së fundi nga Atalanta 5-0, pritet t’i hyjë në ‘themel’. Sipas asaj që qarkullon në mediat pranë klubit, do ketë jo vetëm afrime e largime por dhe lëvizje në staf.
Të tjerat ende pa destinacione të qarta. Juve prej kohësh kërkon Pogba, por së fundi Solsjaker, duke folur për lojtarin, duket se nuk ka ndërmend ta lëshojë.
Në kalun tjetër Lacio e drejtorit Igli Tare, punon me strategji të pastër e efikase. Drejtori i komunikmit të klubit, Stefano De Martino, sot uroi për Krishtlindje ndërsa u mjaftua vetëm me një koment rreth fitimit të trofeut të Superkupës ndaj Juventus.