Ronaldo, fluturimi i ‘frikshëm’

Kristiano Ronaldo, mahniti gjithëkënd në takimin Sampdoria-Juventus 1-2 luajtur mbrëmë në ‘Marasi’.
Goli i dytë bardhezi, shënuar nga ‘Cr7’ me kokë, regjistroi fluturimin e frikshëm të tij me 71 cm nga toka për një lartësi ajërore që sipas Sky, shkon 2.56 m.
Ndërkaq, luzitani ka rifituar formën e jashtëzakonshme. Në 5 takimet e fundit, ai ka realizuar plot 7 herë.
Me Juventusin, portugezi ka shënuar deri tani në të gjitha kompeticionet 12 gola në 20 ndeshje. Të mëdhatë sportive në Itali, e kanë vlerësuar kështu 5 herë fituesin e ‘Topit të Artë’:
TMW: 7,5
La Gazzetta dello Sport: 7,5
Corriere dello Sport: 7,5
Tuttosport: 8,5
La Stampa: 8
Corriere della Sera: 8
TuttoJuve: 7,5