Petkoviç mund Olmon, shpallet lojtari i vitit në Kroaci
Sulmuesi i Dinamo Zagreb, Bruno Petkoviç është fituesi i edicionit të 17-të tradicional për futbollistin më të mirë të vitit “Kapitenët zgjedhin” me kapitenët e ekipeve të para kroate në votim.
Secili kapiten i ligës së lartë kroate, përzgjodhi pesë lojtarë që mendonte se treguan më shumë cilësi në fushë në vitin 2019.
Petkoviç, mblodhi 74 nga 100 pikë të mundshme. Ai festoi para shokëve të skuadrës dhe fituesit të vitit të kaluar Dany Olmo dhe Mia Caktas të Hajduk.
- Jam krenar për këtë çmim sepse besoj se nuk ka gjykatë më të besueshme se ajo që përfshin personat e angazhuar në të njëjtën fushë. Pata një vit fantastik me fanelën e Dinamos dhe kombëtares.
- Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim. Nga Dinamo, njerëzit që drejtojnë klubin, traineri Bjelica dhe ndihmësit e tij, shokët e mi të skuadrës që më ndihmuan të jem këtu me ju me një çmim në dorë. Dua gjithashtu të falënderoj dhe ekipin e Kombëtares, dhe natyrisht shokët e mi të skuadrës.
- Nuk duhet të harroj fansat që na bëjnë të jemi lart. Së fundmi, faleminderit për agjentin tim dhe familjen time. Jam i sigurt se ata janë krenarë për mua, -tha Petkoviç kur mori çmimin e lojtarit të vitit në Kroaci.
Trofeu i’u dha fituesit nga gazetari Silvio Skrlec. Përpara Petkoviç, këtë trofe e kanë fituar edhe Niko Kranjçar, Eduardo da Silva, Luka Modriç, Mario Mandzukiç, Samir, Dani Olmo, Leon Benko, Andrej Kramariç.