Milan dhe Barcelona,takim me historinë…

Milani dhe Barcelona,takim me historinë. Dy klubet me inisiativë të lojtarëve të së shkuarës festojnë 120 vite histori së bashku në restorantin ‘Maio’ në Milano.

“Legends of Style”, është ngjarja në të cilën kuqezinjtë dhe blaugranët festojnë së bashku historinë e tyre.

Një festë në të cilën janë parë shumë kampionë të mëdhenj të së kaluarës. Barezi, Tasotti, Albertini, Masaro, Eranio, Koko, Antonini dhe Zakardo, ndërsa për Barcelonën, asistuan Villanova, Nadal dhe Ferrer.

Këto dy klube kanë treguar se ata kanë një ide të veçantë për klubet e tyre dhe dashurinë për ekipet,“- tha Boban.

Ndërkohë Albertini shtoi: “Për herë të parë dy klube të tilla të rëndësishme mblidhen së bashku për të festuar me një turne të shkëlqyeshëm”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!