Basha autogol, Melburn katastrofë…
Migjen Basha, iu bashkua pak muaj më parë Melburn Viktorit në Australi për edicionin e ri.
Por pas 7 javëve, skuadra e ish- lojtarit të kuqezinjëve, po ecën mjaft dobët në elitën australiane ndërsa deri tani, ka grumbulluar vetëm 5 pikë në A-League.
Dramatike humbja e sotme. Pak minuta më parë, Melburn u mund në transfertë 3-1. Ndërsa vendasit e Adelaide po vuanin për të gjetur golin e avantazhit (ishte 1-1) në minutën e 63-të, mesfushori shqiptar shkakton autogol.
Edhe pse Melburn Viktori u mundua të reagonte, në të 68′-tën pëson edhe të tretin.