Sarri: ‘Ronaldo nuk do luajë nesër…’

Nesër në orën 15:00, Atalanta dhe Juventus në një sfidë interesante në Seria A. Bergamaskët në vëndin e 5-të dhe Juventus në krye. Një pikë më shumë se Interi i Kontes.
Para pak minutave, trajneri i Juves Mauricio Sarri, ka dalë në një konferencë për shtyp teksa ka bërë të qartë gjithë situatën në klubin bardhezi.
Mes të tjerave ka folur edhe për raportin me Kristiano Ronaldon. Sipas Sarrit, mes tij dhe portugezit, nuk ka asgjë për të sqaruar. Numri 1 i stolit ‘kapolist’, tha se Ronaldo me 99% do të mungojë për transfertën e Bergamos.
‘Po rekuperon një dëmtim muskulor. Me 99% nuk do të jetë ndaj Atalantës. Objektivi tani është të kthehet në takimin me Atletikon e Madridit në Champions.
Mes meje dhe atij, nuk ka asgjë për të sqaruar pas ndrrimit të tij te ndeshja me Milanin. Janë gjëra normale që ndodhin gjithmonë’,- tha mes të tjerash Sarri..