E bujshme, shkarkohet Poçetino

E pabesueshme, Mauricio Poçetino shkarkohet nga Totenhem. Në këto minuta, argjentinasi i ‘Spërsave’, ka marrë njoftimin zyrtar ndërsa pas 5 viteve e gjysmë, ndahet me skuadrën londineze.
‘Klubi lajmëron sot se Mauricio Poçetino dhe stafi i tij janë shkarkuar nga detyra’ -deklaroi klubi në zyrtare.
47 vjeçari i cili e udhëhoqi Totenhemin deri në një finale Championsi, paguan kështu startin jo të mirë të këtij sezoni, teksa skuadra rënditet në zonën e fundit të Premier Ligës. Vendi i 14 -të me 14 pikë në 12 takime.