Duka: ‘Reja gaboi me Andorrën, do ulemi për kontratën’

I ftuar në “Pressing”, ABC, Presidenti i FSHF-së Armand Duka, foli gjërë e gjatë për Kombëtaren dhe dukuri që lidhen me kuqezinjtë dhe kampionatin Shqiptar.

Tha se Reja, mund të bënte më mirë me Andorrën por…do ulet për të biseduar për rinovimin.

Nuk e kam takuar as sot Rejën, por nuk ka biseduar sot me trajnerin. Por për mënyrën se si ka drejtuar, nëse bëjmë bilancin e kohës që ka punuar në drejtimin e ekipit, peshorja shkon pozitivisht.

Nuk ngurroj të them se në paraqitjet e fundit ka përgjegjësi edhe trajneri i cili me eksperiencën që ka nuk duhej të na lejonte të nënvlerësonim Andorrën, nuk ishte dëshirë e tij, por duhej të gjente mënyrën për të motivuar ekipin.

Kjo nuk e çon peshoren në anën negative, por do të ulen për të diskutuar të ardhmen me të. Në momente emocionale je i lëkundur, kur bie bilbili pas një rezultati negativ shkarkon jo vetëm Rejan, por këdo që ke përpara.

Por tani është marrëdhënie dypalëshe se nuk ka më kontratë, tani duhet të ulemi të diskutojmë për një kontratë të re. Peshorja jonë është pozitive, do t’i propozojmë për të vazhduar”.

Klubet shqiptare?

Ka klube që kanë shumë probleme, jo vetëm Flamurtari, ka edhe klube të vogla që financojnë në mënyrë të padrejtë. Nuk ka tolerime, manuali i licencimit respektohet, por kriteret e licencimit ndryshojnë në mënyrë të atillë që të jenë të kapërcyeshme, në bilance nuk ka tolerancë‘-tha ndër të tjera Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!